Një djalë vetëm 13 vjeç, me origjinë shqiptare, u shua në gjumë në shtëpinë e tij në Traversetolo, në provincën e Parmës. Ishte motra e tij 17-vjeçare e cila e zbuloi tragjedinë mëngjesin e kësaj të marte, pa shkuar ende ora 08:00. Familja mori menjëherë shërbimin e urgjencës, por fatkeqësisht për 13-vjeçarin nuk ishte e mundur të bëhej asgjë.
Sipas asaj që raporton La Republica, shkak për vdekjen e të miturit dyshohet se mund të jetë bërë një atak kardiak që e goditi 13-vjeçarin në gjumë. Megjithatë do të jetë autopsia ajo që do të sqarojë shkaqet e vdekjes. Për rastin kanë nisur hetimet edhe karabinierët.
Vdekja e 13-vjeçarit ka prekur thellësisht komunitetin në Traversetolo, aty ku familja shqiptare jeton prej vitesh. Kryebashkiaku Simone Dall’Orto shprehu ngushëllimet e tij për familjen për këtë humbje të parakohshme të djalit të tyre.