Tomini: Shqipëria mbyllet sërish nëse kapim keto shifra..

960
0

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha mbreme se sistemi shëndetësor është i përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri.

Në rast se do të kalohet kjo shifër, atëherë do të rishihet alternativa e rimbylljes, tha zonja Tomini.

Aktualisht janë rreth 90 të shtruar në spitalin Infektiv. Ndërsa në Kosovë janë rreth 500 persona të shtruar në spitale me COVID-19.

E pyetur në Euronews Albania nëse rritja e të infektuarve mund të na çojë në një izolim, znj. Tomini tha se shpresonte që të mos tejkalohen kapacitet spitalore, pasi në të kundër mbyllja do të jetë e vetmja zgjidhje.

“Sistemi shëndetësor është përgatitur për rastet me COVID-19 me rreth 500 shtretër në gatishmëri. Shpresojmë që të mos i tejkalojmë këto kapacitete”, tha znj. Tomini.