Tom Doshit dhe familjes së tij, i ndalohet hyrja në SHBA. Vjen reagimi i tij..

539
0
Tom Doshi Pasuria
Tom Doshi Pasuria

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik.

Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur. nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

Në një reagim mediatik, Tom Doshi u shpreh se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat dhe se nuk trembej nga asgjë, pasi sipas tij figurën e ka të pastër.

“Sapo e kam marrë vesh nga mediat. Unë kam qenë edhe në të kaluarën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fëmijët dhe gruaja ime janë nënshtetas australianë dhe nuk kanë nevojë për vizat amerikane.

Unë jam i qetë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj, e kam deklaruar pasurinë që në 2005, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Jam i pastër dhe nuk kam frikë. Unë jam arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk më shkon ndërmend të merrem me këtë punë. Nuk jam adriatik llalla që merret me korrupsion”, tha Doshi.