Skip to content

Tmerrohet Eni Vasili bashkë me vajzat/ Moderatores i ndodh e papritura dhe reagon e revoltuar: Ky është shteti që nuk garanton..

    Moderatorja e njohur Eni Vasili ka kaluar sot një situatë aspak të këndshme me dy vajzat e saj binjake.

    Pasi kishin dalë së bashku për të luajtur ato kanë mbetur të bllokuara në ashensor çka i ka frikësuar shumë vogëlushet 3 vjeçare.

    Kjo gjë ka bërë që Eni të indinjohet duke reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe foto me dy vajzat Nikol dhe Sofi.

    “Pasi luajtëm jashtë mbetëm për 30 minuta në ashensorin e papërgjegjshmërive të kompanive shqiptare. Me dy fëmijë të bërë grusht nga frika, ky është shteti që nuk garanton asnjë kontroll dhe asnjë standard jetese normale”, ka shkruar moderatorja.