Shkundet Napoli – Tërmeti më i forti i 40 viteve të fundit godet zonën (VIDEO)

10781
0

Napoli, mbrëmjen e sotme, është goditur nga tërmeti më i fortë në 40 vite. Në orën 20:10 janë ndjerë lëkundje me magnitudë 4.4, me epiqendrën e tij në zonën Campi Flegrei.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në ishullin Procida , jo vetëm në zonën kodrinore dhe qendrore të Napolit, por edhe në komunat e brendshme, si Casavatore dhe Giugliano në Campania.

Salla e operacionit të zjarrfikësve mori disa raportime për dëme materiale, por për asnjë dëm në njerëz, ndërkohë që kontrollet lokale janë duke u zhvilluar.