“Kalimi me pagesë”, hapet autostrada e re pas pak ditësh në Shqipëri, ja sa do të paguajmë…

1442
0

Autostrada e re Thumanë-Kashar, përfundon më 30 qershor 2024 dhe pritet të lehtësojë trafikun për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi. 

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë,  do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë–euro. 

Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët. Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro. 

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.