Skip to content

Tmerr në Itali, i riu shqiptar hidhet para trenit në lëvizje

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një shqiptar i ri ka vrarë veten.

    Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me iniciale R.E., 30 vjeç është hedhur para trenit në stacionin e Desios, në Monza, Itali.

    Viktima sipas mediave italiane kishte probleme me sjelljen dhe në janar të vitit 2015 ishte arrestuar për një tentativë vrasje, ngjarje e ndodhur në Muggio, ku jetonte më parë.