TMERR/ Gjendet foshnja e porsalindur në koshin e plehrave, dyshohet se prindërit e hodhën pasi..

587
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vravrona, Greqi, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur në një kosh plehrash.

Sipas mediave vendase, dyshohet se prindërit kanë hedhur në koshin e plehrave foshnjën e tyre të porsalindur. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por sipas informacioneve nga mediat greke, pas lindjes së foshnjës, prindërit të cilët janë nga Nepali e kanë hedhur foshnjën në kosh, pa u identifikuar ende.

Sipas burimeve të policisë, gruaja ka shkuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët i kanë thënë se ishte shtatzënë pa mundur të përcaktojnë nëse ajo ka abortuar apo ka lindur normalisht, më pas kanë thirrur autoritetet.

Policia është duke hetuar nëse foshnja ka lindur i vdekur, apo ka lindur gjallë dhe prindërit më pas e kanë vrarë.