Vetëm pak orë nga masakra e Paskuqanit, me dy të vdekur dhe 2 të plagosur. Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Tiranë.
Një 31 vjecarja, e identifikuar si Etleva Kurti, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në oborrin e banesës së saj.
Sakaq policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.