Paskuqan/ Ish dhëndri qëllon ndaj familjarëve  të ish-gruas

631
0

Dy persona raportohet të kenë humbur jeten dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në Paskuqan

Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme, ku mësohet se ish dhëndri ka qëlluar ndaj familjarëve  të ish-gruas.

Burime nga vendi i ngjarjes, thonë se si pasojë e të shtënave raportohet edhe për të vdekur.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.

Ai është Ramazan Kuta, ndërkohë Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij.

Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kutës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet.

Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës.

Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani.