Tjeter rekord rastesh te reja me Koronavirus në Shqipëri

435
0

Autoritetet e shendetesise ne vendin tone kane raportuar se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 434 numrin total jeteve te humbura qe prej fillimit te pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 203 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15955 raste me koronavirus, prej të cilëve 5759 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit jane shëruar 87 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9762.