A do te kete tjeter rimbyllje? Eugena Tomini: Eshtë rritur shume numri i..

529
0

Shefja e epidemiologjisë se Institutit te Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli rreth masave të reja të miratuara nga qeveria, të cilat detyrojnë qytetarët të mbajnë maskë pasi në të kundërt do ndëshkohen me gjobë. Gjatë një interviste në “Ilva Now”, znj. Tomini tregoi se është rritur numri i qytetarëve, që kërkojnë ndihmë në dy spitalet Covid.

“Që nga dita e nesërme çdo anëtarë i popullatës do të mbajnë maskë nga 11 vjeç e sipër. Ky vendim u mor nga anëtarët e Komitetit të Ekspertëve. Askush nuk e di përballjen se si do të jetë qarkullimi i covid-it. Ka një tendenca në rritje e rasteve pozitive, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe Evropë. Në dy spitalet Covid-1 dhe Cocid-2 kemi në një trend në rritje. Janë disa ndërhyrja që janë bërë si masa parandaluese”, tha ajo.

Ajo theksoi më tej se maska duhet të kthehet si një element higjienik, ku secili qytetar duhet ta mbajë pastër dhe të kujdeset për ruajtjen e shëndetit.

“Maska bëhet tani si një element higjenik, ku secili tek ne mund të ketë maska prej pambuku, të cilat kanë disa shtresa të pambukta, sigurisht janë një barrierë e mirë për mbrojtjen e spërklave të pështymës”, tha ajo.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP E përjashtoi mundësinë e një mbylljeje të dytë për shkak të Covid-19.

“Unë shpresoj dhe e kam bindjen e plotë se nuk jemi për një mbyllje të dytë, në bazë të të dhënave për të përballuar kapacitetet”, tha ajo.