Tjetër “kokë” e prerë? Ministri i rëndësishëm i Ramës thirret në Prokurori

535
0

Pas çështjes së bujshme të ish-ministrit Saimir Tahiri, një tjëtër ministër i Ramës është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ministri aktual i Transporteve Damian Gjiknuri pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.

Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirrje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori, të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.