Lutemi! Nëna që humbi 3 fëmijë dhe burrin pasi mëson lajmin e rëndë pëson traumë, ajo ndodhet rëndë në..

543
0

Lajmi i kobshëm që familja e saj u shua ka shkaktuar një traumë të fortë për 37-vjeçaren Evisa Preka.

ShkodraNews ka mësuar se nëna fatkeqe nuk është më duke u trajtuar në Spitalin e Shkodrës, sepse prej ditës së djeshme ajo është marrë nga familjarët e saj në Durrës.

Mësohet se Evisën e kanë tërhequr familjarët e saj në Durrës, ku aktualisht ndodhet në reanimacion në gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi ka mësuar lajmin e hidhur mbrëmë, nëna fatkeqe ka pësuar traumë.

37-vjeçarja ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më, pasi humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.

Sapo ka marrë vesh lajmin e kobshëm, Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë.

Aktualisht Preka nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Durrësit.

Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit. /ShkodraNews