Itali, mori rrogën dhe pa që i mungonin 100 euro, vret pronarin me armë

537
0

Një 55-vjeçar, sipërmarrës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një punëtor katër vite më i vogël se ai.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, dhe arsyeja është në kufijtë e idiotësisë. Punëtori, kur mori rrogën pa se i mungonin 100 euro.

Nicola Sabatino, sipërmarrës i vjetër në Caserta e ka mohur pretendimin e punëtorit të tij, Reçhimurzi Vito.

Biznesmeni, pasi i dha disa nga paratë, u largua nga apartamenti. Në këtë moment, punëtori mori një armë pistoletë dhe e qëlloi disa herë duke i shkaktuar vdekjen në çast. Katër gëzhoja plumbash u gjetën në vendin e ngjarjes.

Pas ardhjes së policies, të lajmëruar nga fqinjët e tmerruar nga krismat e armët, 51-vjeçari u dorëzua pa rezistencë, duke dorëzuar edhe armën e krimit. /k.k/noa.al/