Tjetër dramë dëbimi nga SHBA: burri qan me lot ndarjen nga gruaja me tre fëmijë

1019
0

Një tjetër rast i dhimbshëm dëbimi nga Amerika, prej emigrantëve shqiptarë. Denada Rondo pritet që të kthehet në atdhe të hënën, pasi kishte shkuar ilegalisht më 2002 në SHBA, sipas asaj çfarë shkruajnë mediat amerikane.

Siç raportohet më tej, Denada Rondo është gruaja e një pronari lokali në Amerikë, po ashtu shqiptar por me nënshtetësi greke, i larguar nga Shqipëria në vitin 1999. Drama në këtë rast është se burri, Vironi, nuk do të dëbohet, ndërsa e shoqja po.

Raportohet se 32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të, dhe vetëm një vit më vonë kishte kërkuar azil. Si përgjigje, ka ardhur ajo e dëbimit të saj dy ditë më parë.

Sigurisht që atë po tmerron fakti që do kthehet në Shqipëri, aq më tepër që ka familje, e ku çmendurisht vetëm asaj i kërkohet largimi. Në të njëjtën situatë të rëndë është dhe Vironi, pasi dhe tre fëmijët që kanë, 1, 5 dhe 7 vjeç duhet po ashtu të largohen së bashku me nënën e tyre.