SHBA i refuzon vizën peshëngritësit, Godelli: Ja kush eshte fajtor

644
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar vizën peshëngritësit shqiptar Daniel Godelli, që kërkoi të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes. Kampionati zhvillohet në Anaheim të Shteteve të Bashkuara nga data 28 nëntor deri në 5 dhjetor. Sipas Top Channel shkak për refuzimin është bërë mungesa e garancisë së Godelli do të kthehet në atdhe. Por peshëngritësi shqiptar ka fajësuar Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për dështimin në ambasadën amerikane. Me një status në Facebook, Godelli thotë se drejtuesit e federatës morën me vete servilat në Shtetet e Bashkuara dhe lanë në Shqipëri pretendentin për titullin kampion. “I them federates time qe une nuk humba sepse nuk u ngjita ne pedan as nuk deshtova, por ju, ju humbet , ju mbani pergjegjesi per kte jo une.
Duke theksuar qe peshngritja per shumicen e njerezve eshte sport i rende per mua esht nje loje play station.
Turpi u ngelet ju si federat e ju si shtet ,te cilet sdoni nje kampion bote por doni njerez qe te vin per fushat dhe servila,por jo, une kurre nuk mund te behem pjese e nje partie sa do pa drejtesi te me behen” shkruan Godelli në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.