Tiranë, vendoset heqja e të gjithë depozitave të ujit mbi tarracat e pallateve

588
0

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme heqjen e të gjithë depozitave të ujit mbi tarracat e pallateve.

Bashkia Tiranë do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit.

Një nga problematikat e hasura nga inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në terren, ishte pikërisht vendosja e depozitave të ujit në tarracat e pallateve duke sjellë jo vetëm amortizimin e këtyre objekteve, por edhe rrezikuar jetën e qytetarëve.