Shikoni çfarë i bën pishinës tërmeti i fundit në Filipine (Video)

669
0

Një tërmet i fortë u regjistrua së fundi në Filipine. Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ishin në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e të dielës, rreth orës 2:12.

Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet nga tërmeti i fuqishëm në një pishinë.

Siç mund ta shihni, lëkundja është aq e fortë, saqë uji del nga pishina si dallgë.