Tirana “ZONË E KUQE”?

723
0

Prej disa javësh shifrat e COVID-19 në vendin tonë janë rritur ndjeshëm, pasi çdo ditë regjistrohen më shumë se 500 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që i lartë është edhe numri i jeteve te humbura.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve të reja është 538, ndërsa 8 qytetarë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-in.

Tirana mbetet edhe qyteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur, pasi 7 nga 8 jetet e humbura e 24 orëve të fundit ishin nga kryeqyteti.

Edhe numri më i lartë i rasteve aktive i takon Tiranës, në të cilën jetojnë 12698 qytetarë të infektuar me koronavirus, shumë herë më shumë se çdo qark tjetër.

Kryeqyteti mbetet një “zonë e kuqe”, ndaj nëse Komiteti i EKspertëve vendos kufizimin e lëvizjes, qarku i parë që do të prket është Tirana.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         53

Të shëruar në 24 orë      405

Të shtruar në spitale      376

Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore              2276

Testime totale          236,788

Raste pozitive            52,542

Raste të shëruara     27.831

Raste Aktive             23.637

Humbje jete              1074

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1269

Fier  1725

Durrës  1368

Shkodër    1278

Vlorë      1138

Korçë    1093

Elbasan  982

Berat  944

Lezhë  944

Gjirokastër  564

Kukës  489

Dibër  414