Shfaqet nje lloj i ri i koronavirusit, Holanda dhe Belgjika ndalojne fluturimet me Britaninë

334
0

Holanda ka ndaluar fluturimet me pasagjerë nga Mbretëria e Bashkuar prej ditës së sotme pas zbulimit të një lloji të ri të koronavirusit në ishull.

Sipas qeverisë holandeze, ndalimi i udhëtimi do të qëndrojë në fuqi deri më 1 janar, duke shtuar se po monitoron zhvillimet dhe po shqyrton masa shtesë në lidhje me mënyrat e tjera të transportit.

Holanda shtoi se në fillim të dhjetorit, marrja e mostrave nga një rast në vend kishte zbuluar të njëjtin lloj virusi si ai i gjetur në Britaninë e Madhe.

Me synimin për të kontrolluar përhapjen e virusit, qeveria lëshoi një këshillë “mos udhëto”, përveç nëse është absolutisht thelbësore.

Belgjika gjithashtu do të mbyllë kufijtë e saj për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për një periudhë prej 24 orësh, njoftoi të dielën Kryeministri Alexander De Croo.