Skip to content

“Nuk hyni në Tiranë” ‘shtetrrethim’ për finalen. Nese nuk keni një biletë do te ktheheni qe ne autostrade..

    Më datë 25 maj, ku pritet të mbahet edhe finalja e Konferencës së Ligës, Tirana do të jetë thuajse tërë ditën në shtetrrethim.

    Ky vendim është marrë nga qeveria në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e këtij eventi të madh sportiv, për herë të parë për vendin tonë.

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sqaroi për qytetarët se Tirana do të  hermetizohet dhe se do të përdoret i njëjti protokoll si ai i zbatuar gjatë vizitave të Presidentit Bush dhe Papa Françeskut.

    “Qyteti do zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar dhe gjatë vizitës së Presidentit Bush e Papa Françeskut së fundmi, qyteti do të hermetizohet.

    Do të thotë nëse nuk keni një biletë për të qenë ditën e ndeshjes s’do kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë në një perimetër jo vetëm të unazës së vogël por në akset e autostradat që hyjnë në Tiranë si ato që vijnë nga Elbasani e Durrësi”, tha Veliaj, i cili kërkoi edhe mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës që të mos e përdorin automjetin atë ditë, por të qarkullojnë në këmbë ose me biçikletë, teksa shtoi se transporti publik do të funksionojë.