TIA jep lajmin e fundit/ Shteti i BE hap kufijtë me Shqipërinë

1682
0

Tirana International Airport ka njoftuar se shteti i Austrisë ka hapur fluturimet me Shqipërinë, ndërsa më herët raportuam se një vendim të tillë e ka marrë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

TIA njofton se janë 35 fluturime të planifikura nesër ndërsa, Austria dhe një linjë direkte në Frankfurt do të rihapen.

“Austria hap fluturimet me Shqipërinë, ndonëse veç rezidentët EU përfitojnë për momentin. Lufthansa, pas 5 muaj pezullim, rifillon fluturimet me Frankfurtin. 35 Fluturimet e konfirmuara për datën 01.08.2020”, njofton TIA.

18 shtetet që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterojnë përsëri, por megjithatë, u raportua gjatë pasdites së sotme, se, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.

Nga data 1 gusht Austria ka vendosur të heq ndalimin e kufijve. Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.