A do kthehemi serish ne karantinë pas rritjes së rasteve te reja? Rama jep përgjigjen e prerë

422
0

Prej javësh numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Megjithatë, pavarësisht shifrave kryeministri Edi Rama shprehet se nuk do të ketë më karantinë.

Ai thotë se ky është normaliteti i ri me të cilin duhet të mësohemi, deri në momentin që do të dalë vaksina. “Nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”, është shprehur Rama në një intervistë të dhënë së fundmi.