Njoftimi nga Tirana International Airport
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali
Ju lutem të keni me vete formën Dixhitale të Vendodhjes së Pasagjerit (DPLF) që të mund të udhëtoni në Itali. Forma duhet të jetë e plotësuar në formë elektronike dhe duhet të paraqitet pranë sportelit të biletave bashkë me kodin e udhëtimit.
Për ata që nuk kanë adresë emaili, ju lutemi të afërmve që të ndihmojnë familjarët për plotësimin e formularit dhe ta kenë me vete të printuar përpara udhëtimit.
Italia vazhdon me kufizimet e udhëtimit. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU, si dhe familjarët e përcaktuar nga urdhëresat e autoriteteve italiane.
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi si dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
⠀⠀
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport