Aktori i humorit Agron LLakaj tregon pse nuk e imiton më Sali Berishën: Më kane …

2426
0

Mbrëmjen e djeshme ishte në një lidhje telefonike, aktori i humorit dhe shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj. “Humori politik” ishte tema e kësaj mbrëmjeje dhe kush do të fliste më mirë rreth kësaj sesa vetë ata që imitojnë rolet e politikanëve?!

Aktori i humorit, Agron Llakaj admirohet prej vitesh për rolin e tij, personazhin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Ai na tregoi se si është të përballosh këtë lloj presioni, të sjellësh në skenë një figurë politike duke i bashkangjitur nota humori duke thënë se asnjë aktor nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë partie politike edhe se ai vetë kurrë nuk i ka shërbyer politikës me anë të humorit pasi humbet vlerat dhe besimin tek qytetarët.

Llakaj, gjithashtu shtoi se në momentin që publiku sheh mbështetjen e një aktori kundrejt një partie, ai ka bërë pis profesionin e tij. Gjatë intervistës me Eno Popin, Agroni zbulon arsyen se përse nuk e shohim më nën petkun e personazhit me të cilin u bë akoma më i dashur për publikun, atë të ish-kryeministrit Berisha:

Shumë rrallë e imitoj, mendoj se ndoshta si personazh apo edhe si personazh politik duhet ta kuptojnë me kohë që do të vijnë të rinj e të reja. Me cikël është kjo punë, por kush e kupton ciklin?! -shprehet Agron Llakaj. Ka pasur raste ku ne rruge dhe me kane ker.cenuar sepse imitoja Berishen eshte shprehur fare hapur Agron Llakaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.