Thyhet urdhri i Ramës, Gjiknuri me pushime luksoze në Monako

630
0

Pas “tërmetit” të shkaktuar në 30 qershor, ish-ministri Damian Gjiknuri është larguar nga Shqipëria për të pushuar disa ditë. Nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, deputeti i PS është parë në një resort luksoz në Monte Karlo te Monakos.

Pushimet e tij jashtë vendit bien ndesh me një urdhër të kryeministrit Edi Rama që u ka kërkuar socialistëve të zgjedhin bregdetin shqiptar. “Nuk është urdhër, është një rregull etik që ne e kemi vendosur bashkërisht. Unë jam njohur vonë, këto 6 muaj, me këtë rregull etik dhe natyrisht që kam detyrimin që ta zbatoj si rregull”, ka deklaruar zv/kryeministri Braçe në emër të Edi Ramës në një intervistë për A2 CNN.

Gjiknuri është një ndër ish-minsitrat më të akuzuar si nga opozita, por dhe nga qytetarë, pasi dyshohet se është përfshirë në disa skandale. Zëri i Gjiknurit është dëgjuar dhe në përgjimet e publuara nga “Bild” për dosjen 184, ku shprehej se kishin shkaktuar tërmet në zgjedhje.

Po ashtu Gjiknuri akuzohet se është përfshirë dhe në aferën tenderit tashmë të anuluar për “Unazën e re”.