Meteorologët: Jo më ditë përvëluese, por ja çfarë na pret këtë javë

893
0

Erërat e forta të pasdites së të dielës ia lanë vendin reshjeve të shiut, por sa do të zgjasë kjo situatë? Përgjigjen e japin meteorologët.

Sipas Meteoalb, edhe gjatë ditës së sotme (e hënë) situata me motin duket se do të vijojë e njëjtë, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe erë e fortë, ndërsa temperaturat do të shënojnë zbritje.

Referuar të njëjtit parashikim, gjatë kësaj jave pritet një rënie e temperaturave deri në 7°C.

Deri ne mes-jave moti do te jete kryesisht me kthjellime dhe vranesira duke sjelle rrebeshe shiu, me te dukshme ne zonat malore. Pritet qe nga dita e enjte dhe ne vijim te kete permiresim te kushteve atmosfeirke duke beer qe moti i kthjellet dhe temperaturat e larta te ri-kthehen ne vend.

Sot temperaturat e ajrit do te jene 29 – 30 grade C qe nga neser pritet rritje graduale e vlerave termike duke bere qe termometri ne fundjave te ngjitet deri ne 34-35 grade C.