‘Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim… Shumë keq! Zhul shekullor…’, Manjani ‘shfryn’ për situatën në Sarandë

463
0

Nje pushues i rregullt i Sarandes, ish-ministri Ylli Manjani është detyruar ta braktisë kesaj here kete qytet vetem pas tre ditesh plazh. Shkaku; ndotja e madhe nga plehrat ne kete qytet.

“Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin! Betejë me bashkinë por edhe me qytenarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra… Rezultati 0.

Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot! Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim… Shumë keq! Zhul shekullor…”,- shkruan Manjani.