Franca kampione e botës!

469
0

Franca është kampionia e re e botës në futboll. Kombëtarja e drejtuar nga Deshamp ka fituar 4-2 finalen kundër Kroacisë të luajtur në Rusi.

Sfida ka prodhuar thuajse gjithcka pasi ka qenë e luftuar dhe ka sjellë një lumë golash.

Sa i përket ndeshjes, ajo ka nisur e qetë pasi të dyja skuadrat po mundoheshin të administronin lojën.

Në momentin më të mirë të Kroacisë, Franca gjen avantazhin nëpërmjet një goditje dënimi. Grizman kroson drejt zonës ndësa Mandzikiç shënon gol padashje në portën e tij.

“Gjelat ” e shohin veten në avantazh, ndërsa Kroacia nuk dorëzohet. Fillon sulmet dhe 10 minuta më vonë gjen golin e barazimit, Perisiç me një goditje jashtë zone gjen kuadratin dhe barazon sfidën.

Në minutën e 36-të, ka një dyshim për prekje me dorë në zonën kroate. Arbitri i pasigurt e shikon rastin në sistemin VAR dhe pasi bindet, sinjalizon penallti.

Grizman godet nga pika e bardhë dhe shënon duke rikthyer avantazhin për Francën. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-1.

Ashtu si e para, edhe pjesa e dytë ka folur e gjitha për Francën. Pogba dhe Mbabe thelluan rezultatin duke e cuar sfidën në 4-1.

Kroatët u dorëzuan edhe pse një gol i Mandzikic pas një gabimi të Loris për pak sa nuk i ktheu në lojë.

Mbyllet 4-2 dhe Franca e sheh veten kampione të Botës. Një kampionat i mrekullueshëm nga francezët që u korurëzua me triumfin e madh.