Thirrja e fortë e Artan Hoxhës/ Vishuni me simbolet kombëtare dhe ejani në Gjirokastër nesër

459
0

Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka treguar se policia e Gjirokastrës e ka miratuar kërkesën e “Forumit Djemtë e Labërisë për tubimin e ditës së shtunë, me 8 dhjetor 2018, në oren 11:00, në sheshin me emrin e heroit “Çerciz Topulli”.

“Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut te Gjirokastres sapo ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune, me 8 dhjetor 2018, ne oren 11:00, ne sheshin me emrin e heroit “Cerciz Topulli”, te qytetit te Gjirokastres”, – ka shkaruar gazetari në postimin e tij.

Më tej në postimin e tij Hoxha i ka bërë thirrje çdo shqiptari, që t’i bashkohet kësaj proteste.

“Ftese per cdo bashkekombas brenda dhe jashte vendit, te jete i pranishem neser paradite i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi… “Kush ka nje flamur(kuqezi) le te rrembeje, kush ka nje zemer(kuqezi) mos e kurseje…”, – përfundon ai në postimin e tij.