Plas në PS, protesta trazon ekuilibrat, deputeti socialist pranon hapur gjendjen e degraduar: Të shqyenin gojën me kohë e vakt

536
0

Protesta studentore ka ekzaltuar dhe ngjallur shpresë tek shumë njerëz, por ka tronditur pozitat brenda bazave politike. Në PS, PD dhe LSI është gjendje e vajtueshme. Opozita po vuan për shkak të përjashtimit nga tubimi studentor, ndërsa qeveria e trembur deri në palcë për shkak të humbjes së pushtetit.

Ky zhvillim ka shkaktur trazira edhe në qëndrime të deputetëve. Socialisti Pjerin Ndreu demaskon hapur gjendjen e degraduar të universiteve, teksa ironzon figura pjesëmarrëse në protestë.

Reagimi i plotë:

Disa pedagoge duhet te shqyenin gojen me kohe e vakt;

Kur jepej diploma e shkolles se larte pa bere te mesmen!

Kur shiteshin diplomat te dollari dhe kur merrnin lek duke hedhe firma fallco per leksione, seminare dhe provime te pabera kurre!

Kur jepeshin titujt shkencore me urdher te partise etj!

Per te mos thene pastaj kur del ndonje ekzemplar qe shet provimet….keta ose nuk kane memorje, ose ju vjen ere nga ndotja ne halet e universiteteve fiktive, ose ose duan te bejne heroin dhe te perfitojne ne kurriz te studenteve!

Disa te tjere qe hyjne ne mes te turmes, te mos lyhen me parfum 500 eurosh se u ben dem studenteve qe kerkojne tjeter gje !