Një ngjarje jo e zakontë është shënuar pasditen e sotme në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Në videon e sjellë nga qytetarët në redaksine e Dosja.al shihen 4 efektivë policie të cilët po përpiqen të prangosin një person.
Sipas informacioneve dyshohet se i riu i ka ofenduar efektivët. Siç shihet nga pamjet mënyra “terrorizuese” e arrestimit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve përreth.