Termeti edhe në Firence, banoret dalin në rrugë: Dëme në banesa e biznese

911
0

Një lekundje me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Firence të Italisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Scarperia San Piero me një thellësi prej 9 km. Ishte ora 04:37 kur nisën lëkundjte, ndërkohë që banorët kanë dalë nga shtëpitë të alarmuar. Lëkundjet janë ndjerë të forta.

Më herët janë regjistruar lëkundje më të vogla. Nga ora 03:38 deri në 03:55, ka pasur pesë goditje në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4. Një tjetër tërmet 4.4 ballë u regjistrua në Barberino del Mugello, periferi e Firences, raporton Ansa.

Shkollat në disa zona të Firences, sidomos ato afër epiqendrës janë mbyllur këtë të hënë, ndërsa janë pezulluar disa linja trenash përfshirë edhe atë të shpejtësisë së lartë Firence-Bolonja.

Dëmet janë në proces verifikimi por paraprakisht bëhet e ditur se ka krisje dhe çarje të konsiderueshme në objekte fetare dhe godina të vjetra në Mugello, San Piero dhe Borgo San Lorenzo.

*Më poshtë janë disa nga fotot e videot e publikuara në mediat italiane me dëmet që shkaktoi termeti.