Tërmeti 4.8 ballë mbrëmjen e djeshme , dëmtohen disa pallate

94
0

Lëkundjet e tërmetit të regjistruar mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë lënë pas dhe pasoja. Bëhet me dije se disa ndërtesa jane dëmtuar.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Bashkisë së Pukës, sipas së cilës edhe në Spitalin e qytetit janë shënuar plasaritje dhe rënie suvash.

“Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Pukës.

Kujtojmë se një tërmet i fortë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Sipas raportimeve magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë (4.3 e shkallës Rihter) me epiqendër Lumëbardhën,17 km në verilindje të Pukës, thellësia 2 km. Lëkundjet e tij janë janë ndjerë në Pukë, Kukës dhe Shkodër. por edhe në Kosovë e Malin e Zi./ Gazeta Shqip

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.