Tërmet i fortë në Korçë, banorët dalin nga shtëpitë

900
0

Qyteti i Korç[s është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një lëkundje tërmeti e shkallës 4.7 Rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare lëkundja ka rënë rreth orës 5:25 me thellësi 10 kilometra. Epiqendra ka qenë 17 kilometra nga qyteti i Korçës.

Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë gjithashtu në fshatrat përreth dhe në Ersekë.

Tërmeti ka shkaktuar një situatë shqetësuese për qytetarët të cilët kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke marrë parasysh edhe tërmetet e tjera që janë shënuar në Shqipërinë kohet e fundit.