Tërmet i forte me magnitude 5.8 në Greqi

690
0

Një tërmet i forte me magnitudë 5.8 te shkallës Rihter është shenuar ditën e sotme në Greqi.

Sipas mediave vendase lëkundjet u regjistruan në  jug të ishujve Rodos dhe Karpathos, në Egjeun Juglindor të enjten.

Epiqendra e tërmetit ishte në det, 74 kilometra në juglindje të Karpathos, ndërsa thellësia e tij ishte pak më shumë se 10 kilometra.

Nga lëkundjet nuk u raportuan dëme. I njëjti rajon u godit nga një dridhje me madhësi 5.1 në 3.28 më herët ditën e sotme.