Gazetari zbulon rrogat marramendëse të zyrtarëve shqiptarë

1197
0

Nga Bledi Mane

PO TY TË ËSHTË NGRITUR? Ata nuk kanë aspak nevojë për pagat që marin nga taksat tona e madje shpesh herë harrojnë ti tërheqin edhe nga llogaritë e tyre bankare. Hendeku i pagave në Shqipëri thellohet çdo vit e pavarësisht performancës së ekonomisë, klasa e mesme, katalizatorja e nevojshme ndodhet mes dy ekstremeve.
Zyrtarët e lartë të Republikës nëpërmjet mekanizmave në qeveri apo parlament, asnjëherë nuk harrojnë të nxjerrin VKM-ra apo të votojnë çdo vit ligje që u krijojnë atyre rehatinë financiare.

Hidhuni një vështrim të varfër bollëkut të rrogave të udhëheqësve tuaj:


Gent Seiko, Guvernator i Bankës/ 5 milionë e 200 mijë lekë. Ilir Meta, President/ 2 milionë e 700 mijë lekë
Edi Rama, Kryeministër/ 2 milionë e 400 mijë lekë. Gramoz Ruçi, Kryeparlamentar/ 2 milionë e 400 mijë lekë


Lulzim Basha, Kryeopozitar/ 1 milionë e 600 mijë lekë. Erion Veliaj, kryebashkiak/ 1 milionë e 500 mijë lekë. Thoma Gëllçi, drejtor i RTVSH/ 2 milionë e 200 mijë lekë. Krislena Keri, Drejtoreshë e Aviacionit Civil Shqiptar/ 2 milionë e 200 mijë lekë


Erinda Ballanca, Avokate e Popullit/ 2 milionë e 200 mijë lekë. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë/ 3 milionë e 600 mijë lekë. Blendi Klosi, Ministër Mjedisi/ 1 milionë e 700 mijë lekë

Kujtim Gjuzi, Deputet i Kuvendit/ 1 milionë e 400 mijë lekë. Gjin Gjoni, Gjykatës Apeli/ 3 milionë e 200 mijë lekë. Ledian Peleshi, mësues në shkollën 9-vjeçare Qatrom-Korçë/ 420 mijë lekë. Lizandra Cullufe, mjeke në Qendrën Shëndetësore Krumë-Kukës/ 640 mijë lekë. Arta Dajçi, shitëse e furrës së bukës në Babrru/ 210 mijë lekë. Ened Konica, reporter Gazeta Shekulli e Koço Kokëdhimës/ 3 muaj pa marrë rrogën