Tërbohet deti nga moti i acarte, pezullohen udhetimet e trageteve, emigrantët nuk mbërrijnë dot në Shqipëri për Vitin e Ri

566
0

Moti i keq ka kapluar vendin në ditët e fundit të vitit. Bregdeti i Jonit dhe Adriatikut është karakterizuar nga stuhi të forta dhe dallgë të mëdha.

Kësisoj është pezulluar lundrimi i trageteve nga vendet fqinje si Greqia dhe Italia. Ka shumë emigrantë që kanë prerë biletat për të festuar festat e fundvitit me të dashurit e tyre në Shqipëri, por të gjitha janë anuluar.

Siç shihet dhe nga pamjet, deti duket i tërbuar dhe i rrezikshëm për mjetet që lundrojnë në këto kushte. 

Më herët Drejtoria Detare paralajmëroi mot të kleq me reshje dhe stuhi në bregdetin tonë, duke bërë apel për kujdes të shtuar të mjeteve lundruese dhe ekuipazhit.