Tension në studio mes të ftuarve, moderatori thërret sigurinë private

473
0

Një debat me tone të larta u zhvillua në emisionin “360 Gradë” mes shkrimtarit Agim Doçi dhe historianit Olsi Jazexhiu.

Teksa moderatori Zheji po bëhej gati të mbyllte emisionin, ndërhyri Doçi, i cili i tha Jazexhiut: “Ti je budalla komplet. Ta tregoj unë ty qefin. Flasim jashtë studios sapo të mbyllet emisioni”.

E menjëhershme ishte replika e Jazexhiut, i cili iu drejtua shkrimtarit: “Flasim ku të duash, brenda ose jashtë!”.

Duke parë situatën, Zhehi i bëri thirrje presidentit të televizionit, Ylli Ndroqi të sjellë sigurinë private për t’i paraprirë ndonjë konflikti të mundshëm mes Doçit dhe Jazexhiut.