Surprizuese/ Ja kush është burri i deputetes së PD që Rama i ka dhënë postin në qeveri (Foto)

979
0

Jemi mësuar t’i shohim teksa përplasen fort me njëri tjetrin në Kuvend apo edhe Komisione Parlamentare por mesa duket politikanët, kur duan, dinë ta gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ish-deputetja e PD, Liljana Elmazi përmes një statusi në rrjetin social tha se një ministëri i Ramës vazhdon të mbajë si këshilltar bashkëshortin e një deputeteje të PD-së.

Elmazi, e tërhequr tashmë nga politika, nuk zbuloi emrin e këshilltarit por newsbomb.al ‘gërmoi’ për të ditur se për kë bëhet fjalë.

Është fjala pikërisht për bashkëshortin e Grida Dumës, Ilir Shqinën, raporton newsbomb.al.

Ky i fundit mban postin e këshilltarit diplomatik në Ministrinë e Jashtme që drejton Ditmir Bushati.

Ilir Shqina vazhdon ta mbajë këtë post, pavarësisht se është bashkëshorti i deputetes së PD dhe është PS-ja ajo që ka pushtetin. Shqina njihet si diplomat karriere me vite të tëra punë në ministrinë e Jashtme/

Foto: Grida Duma dhe bashkëshorti i saj, Ilir Shqina