Temperaturat deri në -10 gradë, i ftohti polar pritet të pushtojë vendin prej fillimit të javës, ja sa do te zgjase..

544
0

Territori shqiptar pritet të përfshihet nga temperatura të ulta gjatë fillimit të javës së ardhshme për shkak të masave të ftohta ajrore që po zbresin nga veriu i kontinentit në drejtim të jugut.

Mësohet se masat e ftohta ajrore do të përfshijnë vendin që nga dita e martë paradite duke u zgjeruar më tej gjatë mbrëmjes me termometrit që pritet të zbresë deri në -7 gradë Celsius në zona të caktuara si Bulqiza, Peshkopia, Pogradeci apo Korça.

Acari pritet të zgjasë deri në fund të javës, ndërsa kulmi pritet të shtunën ku temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë Celsius. Pritet që në Tiranë temperatura minimale të jetë -2 gradë Celsius, ndërkohë që bregdet do të variojnë mes 1-3 gradë Celsius.

Situata do t’i kthehet normalitetit ditën e hënë të javës së ardhshme (15 janar) ku do të kemi temperatura më të larta.