Skip to content

Temperaturat arrijnë kulmin, meteorologët thirrje të pazakontë. Merrni masa, fëmijët do preken më shpejt

    Arrin kulmin vapa të hënën. Temperaturat e larta pritet të na shoqërojnë deri mes javën e ardhshme.

    Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët  mund t’iu  shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale tek personat qe vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit.  Apeli i tyre është për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

    Tek më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një virozë të pazakonte për stinën.

    I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.

    Pjesa e dytë e Gushtit sipas meteorologëve pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar./abcnewsal