“Doja t’i bëja gangsterin..”, Ylli Baka tregon si e ka njohur gruan e tij

1741
0

Këngëtari shqiptar Ylli Baka ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.

I ndodhur përpara makinerisë së të vërtetës në emisionin “3shat”, këngëtari tregoi se si e kishte njohur gruan e tij.

“Isha pak i turpshëm atëherë. Në atë kohë ikja e vija nga jashtë shtetit dhe merresha me muzikë.

Me një firzamonikë në krahë, doja t’i bëja gangsterin. E pashë e i thashë ‘ndalo çik aty’,”- tregon Baka.

“Në fakt atë ditë nuk ndaloi fare ajo. Po kështu nisi, u dashuruam dhe ja ku jemi,”- vijoi më tej Ylli.