Temperatura përvëluese deri 41 grade! Sinoptikani paralajmeron: Deri ne fund te korrikut do të..

181
0

I nxehti që ka përfshirë vendin do të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës. Këtë e bëri me dije sinoptikani Hakil Osmani nga MeteoAlab për Klan News. Sinoptikani Osmani ka treguar se parashikohet që temperaturat në vendin tonë të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Kjo valë e të nxehtit që ka prekur Europën gjatë ditës së sotme po ashtu edhe gjatë fundjavës pritet që të përfshijë gjithë territorin shqiptar duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 41 gradë Celsius, konkretisht në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Në lokalitete të këtyre qyteteve parashikohet që temperaturat ta tejkalojnë lehtësisht edhe 41 gradë Celsiusin.

Po ashtu, Shkodra, Tirana dhe Fieri priten që të kenë temperatura 39-40 gradë Celsius gjatë fundjavës. Bregdeti po ashtu parashikohet t’i ketë temperaturat nga 36-38 gradë Celsisus. Edhe në zonat malore pritet të kemi temperatura të larta.

Zona me mot më të freskët do jetë juglindja, Pogradeci, Korça dhe Erseka do të shkojnë jo më shumë se 34 gradë Celsius.

Por a do të ketë ulje temperaturash? Sinoptikani Hakil Osmani shprehet se vala e të nxhetit do të na shoqërojë të paktën deri në fund të muajit Korrik.

Hakil Osmani: Deri në fillim të javës do të mbetemi me temperatura të larta. Të paktën deri ditën e martë do të vijojmë që temperatura 41 gradë Celsisus të jenë prezente në vendin tonë. Më pas do të kemi një lehtësim të lehtë të kësaj vale, por sërish temperaturat e larta do të jenë prezente rreth vlerës 39 gradë Celsius. Kjo vlerë parashikohet të na shoqërojë të paktën deri në fundin e muajit.