Merreni me qetesi, vala e të nxehtit do të zgjasë deri…

377
0

Zyrtari i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), Robert Stefanski ka deklaruar se vala e të nxehtit që prek Evropën mund të mos përfundojë deri në mes të javës së ardhshme.

“Pyetja që bëjnë të gjithë, duke parë përpara, ‘kur do të përfundojë kjo?’ Fatkeqësisht, duke parë të gjitha modelet nga partnerët tanë në nivel kombëtar dhe rajonal, ndoshta jo deri në mes të javës së ardhshme”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ne presim që ky kulm të ndodhë pikërisht tani në Evropën Perëndimore dhe të lëvizë drejt lindjes, por megjithatë, temperaturat do të jenë shumë mbi normale”, tha ai.

Duke iu drejtuar rekordeve të temperaturës që po thyhen në të gjithë Evropën, Stefanski tha se “shqetësimi ynë është se po ndodh me periudha më të shkurtra kohore midis këtyre rekordeve”.

Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas tha se këto valë të nxehtit po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike .

Kjo situatë ka sjellë probleme shëndetësore tek të moshuarit dhe ata që kanë sëmundjen të tjera, duke vështirësuar situatat.