Televizioni i madh shqiptar i bën gjëmën Bashës me lajmet gjatë protestës..

1875
0

Tirana u mbush sot me mijëra qytetarë, të cilët iu bashkuan protestës së 9-të të opozitës nga e gjithë Shqipëria.

Të gjitha televizionet dhe portalet transmetuan “live” pamjet e protestës, ku për herë të parë nuk u shënua asnjë incident. Por ndonëse lajmet për protestën vërshuan te të gjitha mediat, Top Channel duket se vendosi ta bo jkotojë protestën nga fillimi deri në fund.

Një prej televizioneve më të mëdha në vend, ka vendosur të hakmerret ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, i cili dje në emisionin “Opinion” e quajti Top Channel por edhe TV Klanin si “ve gla të pro pagandës së Edi Ramës”.

Nuk ka se si të mos bie në sy, fakti që gjatë gjithë mbrëmjes së sotme, Top Channel nuk ka pasqyruar as edhe një lajm të vetëm nga protesta.

Këtë kohë, televizioni e ka mbushur me lajme so ft e kuriozitet nga bota.