Do udhëtoni jashtë vendit për pushime? Agjencitë turistike: Nuk kaloni dot nëse…

2589
0

Vera erdhi dhe shumë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit.

Megjithatë, para se të nisni pushimet, kontrolloni pasaportën. Ky është apeli që bëjnë disa agjenci turistike në vend.

Nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.

Nëse pasaporta është e vlefshme 2 muaj (60 ditë) nga data e kthimit, ju nuk do të lejoheni të udhëtoni.

Nëse pasaporta është e vlefshme 2-6 muaj nga data e kthimit, ju do të lejoheni të udhëtoni kundrejt një pagese shtesë të cilën do e paguani në doganën e vendit ku shkoni.