Tea dhe Fation Kuqari prindër për herë të parë, Tea zbulon emrin e bebit

96
0

Fation Kuqari ishte sot i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” me Tea Trifonin, Fatma Haxhialiun, Krista Merkoçin dhe Olesia Leçon. Të gjithë bashkë luajtën lojën “Trick or Treat”, në kuadër të Halloween-it.

Fationit dhe Teas iu ra zarfi “Trick”, ku ata duhet të bënin një mashtrim. Dyshja thanë se kanë një djalë bashkë, të cilit i kanë vendosur emrin Brian.

Fationi: Kam prej një viti që jam bërë baba, është djalë

Olesia: E mashtrim

Krista: Sigurisht që mashtrim

Tea: Doni ta dini si ia kemi vënë emrin?

Fatma: Si ia ke vënë emrin?

Tea: Si ia kemi vënë*

Olesia: Pse, ti je mamaja?

Tea: Po unë jam, e kemi fëmijën bashkë. Prandaj jemi parë kudo bashkë kohët e fundit, edhe gjatë verës.

Fatma: Si ia keni vënë emrin?

Tea: Brian