Pritet përkeqësim i motit, Autoritetet Detare japin njoftimin e rëndësishëm: Te merren masat..

12
0

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një njoftim për përkeqësimin e motit në Shqipëri gjatë ditës së nesërme.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.

Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.